Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin "Burgasi dhe deti".
"Unë jam mbesa e Ivan Kollarovit, i cili është kompozitori i këngës "Mbrëmjet e Burgasit". Kështu që unë jam e lidhur ngushtë me muzikën dhe me Burgasin. Jo vetëm sepse kam lindur atje, por sepse jam trashëgimtare e këtij simboli të qytetit, e himnit të qytetit. Thjesht nuk kam pasur zgjidhje tjetër veçse të marr pjesë në konkurs, sepse për mua kjo është një vazhdimësi e punës së tij” – thotë Tedi Ruseva.
Ajo është autore e tekstit të pothuajse të gjitha këngëve të saj. Zakonisht ai është bazuar në përvojën e saj personale. Këngëtarja thotë se në këtë mënyrë shëron veten dhe njerëzit e tjerë që e shohin veten në këngët e saj dhe thonë se ato i kanë prekur thellë. Për muzikën dhe aranzhimin e “Vetëm deti”, Tedi iu drejtua Zheko Zhekovit, i cili ka marrë pjesë edhe në videoklipin e këngës.
Subjekti bazohet në kujtimet e saj të fëmijërisë. Klipi është xhiruar në qendër të vendlindjes së saj Burgas dhe paraqet vende emblematike në qytet – godinë e bashkisë, orën, ka edhe pamje nga vetë konkursi "Burgasi dhe deti". Vogëlushja, e cila luan rolin e këngëtares në fëmijëri, ecën rrugës "Bogoridi", arrin gradualisht në det dhe në Teatrin Veror, ku këndon para 2000 njerëzve live dhe kështu realizon ëndrrën e saj të fëmijërisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..