Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin "Burgasi dhe deti".
"Unë jam mbesa e Ivan Kollarovit, i cili është kompozitori i këngës "Mbrëmjet e Burgasit". Kështu që unë jam e lidhur ngushtë me muzikën dhe me Burgasin. Jo vetëm sepse kam lindur atje, por sepse jam trashëgimtare e këtij simboli të qytetit, e himnit të qytetit. Thjesht nuk kam pasur zgjidhje tjetër veçse të marr pjesë në konkurs, sepse për mua kjo është një vazhdimësi e punës së tij” – thotë Tedi Ruseva.
Ajo është autore e tekstit të pothuajse të gjitha këngëve të saj. Zakonisht ai është bazuar në përvojën e saj personale. Këngëtarja thotë se në këtë mënyrë shëron veten dhe njerëzit e tjerë që e shohin veten në këngët e saj dhe thonë se ato i kanë prekur thellë. Për muzikën dhe aranzhimin e “Vetëm deti”, Tedi iu drejtua Zheko Zhekovit, i cili ka marrë pjesë edhe në videoklipin e këngës.
Subjekti bazohet në kujtimet e saj të fëmijërisë. Klipi është xhiruar në qendër të vendlindjes së saj Burgas dhe paraqet vende emblematike në qytet – godinë e bashkisë, orën, ka edhe pamje nga vetë konkursi "Burgasi dhe deti". Vogëlushja, e cila luan rolin e këngëtares në fëmijëri, ecën rrugës "Bogoridi", arrin gradualisht në det dhe në Teatrin Veror, ku këndon para 2000 njerëzve live dhe kështu realizon ëndrrën e saj të fëmijërisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..