Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin Globoçeni, 24 stola për pjesët qendrore të fshatrave të Prespës së Vogël (Cerje, Zrnosko, Shulin, Globoçeni, Gjoricë e Poshtme , Gjoricë e Sipërme dhe Tuminec)dhe tre makina fotokopjuese multifunksionale për godinën e rinovuar të Komunës në Pustec. Kontejneri mjekësor do të lejojë praninë e përditshme të një personi mjekësor në fshatin Globoçeni, banorët e të cilit aktualisht udhëtojnë deri në fshatrat Pustec ose Gjoricën e Poshtme nëse kanë nevojë për ekzaminim apo injeksione.
Në dorëzimin e donacionit morën pjesë ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Ivajllo Kirov, kryetari i Bashkisë Pustec Pali Kolefski, nënkryetari i komunës Jani Nikolla, përfaqësues të Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, media dhe banorë të fshatit Globoçeni.
“Ky rajon ka një vend të veçantë në zemrat tona dhe jemi të bindur se së bashku do të arrijmë të bëjmë ndryshime më domethënëse dhe pozitive në jetën e njerëzve në Pustec dhe Prespën e Vogël”, thanë nga ekipi i “Kujtesës Bullgare”.
“Dua të shpreh respektin tim të madh për kryetarin e Fondacionit të Kujtesës Bullgare, Dr. Milen Vrabevski, për ndihmën e tij në këtë zonë. Ai gjithmonë bën gjithçka që është e mundur për të ndihmuar nevojat e banorëve të komunës sonë”, tha në fjalinë e tij kryetari Pali Kolefski.
Më shumë për bullgarët në Shqipëri mund të lexoni në botimet e mëposhtme të Radio Bullgarisë:
Prej dy dekadash, mediat bullgare jashtë vendit mblidhen në një takim vjetor të organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Ngjarja njihet si Takimi Botëror i Mediave Bullgare dhe këtë vit edicioni i saj i 20-të hapet më 24 maj në Klubin..
Në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar u pranua se gjendja e rezervave ujore në vendin tonë ishte e pamjaftueshme për nevojat e bujqësisë, prandaj filloi ndërtimi i gjerë i digave në mbarë vendin. Kështu, në periudhën 1950 – 1985 u ndërtuan 216..
Primorsko është kryeqyteti i ri detar i sportit dhe kulturës, njoftoi bashkia. Sot, 23 maj, në qytetin bregdetar të Detit të Zi do të jepet fillimi zyrtar i Kupës Evropiane të Lundrimit me Vela në klasat olimpike ILCA 6 dhe 7. Gara, në të cilën do të..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare..