Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë këtyre ditëve, në shtetet anëtare organizohen një sërë eventesh lidhur me këtë kauzë. Sot në klubin “The Steps” në Sofje, nga ora 11:00 deri në 13:00, do të mbahet “Kafeja e Gjuhës”, ku të gjithë, madje edhe fillestarët, do të mund të mësojnë fjalët bazë në frëngjisht, anglisht, finlandisht, Irlandisht, polonisht, italisht, portugalisht, spanjisht... direkt nga folësit amtarë.
Një tjetër event interesant është planifikuar për datën 28 shtator, ditën e shtunë. Ky është Panairi i Gjuhës, i cili do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 14:00 në kopshtin e qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në Sofje. Panairi organizohet nga Përfaqësia e KE-së në Bullgari së bashku me Akademinë Bullgare të Shkencave, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", institutet gjuhësore dhe kulturore nga grupi EUNIC, konsullatat dhe ambasadat.Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets -..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut..