Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të parë, Hristijan regjistroi një nga fitoret më të shpejta të turneut, duke mundur kundërshtarin e tij Sebastian Curvelo nga Spanja në vetëm 15 sekonda.
Në kategorinë 68 kilogramë për meshkuj, Aleksandër Xhordev shënoi tre fitore. Në fazën gjysmëfinale, garuesi i klubit “Levski” humbi në një betejë të rëndë nga kroati Leon Glasnovic dhe fitoi medaljen e bronztë. Te juniorët medaljen e artë e fitoi Ljubosllav Naçev, tek kadetët u paraqitën shumë mirë garuesit e klubit “Neron”, duke fituar dy medalje bronzi.Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik Evropian do të punojnë dhe do të kontaktojnë vetëm me udhëheqjen e re të Komitetit Olimpik Bullgar, të zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme më 19 mars. Kjo u komentua për mediat nga Vesella Leçeva, e..
Nënkampionia evropiane në shumëgarësh në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike, Stilijana Nikollova, e përfundoi pjesëmarrjen e saj në Talin me tre medalje ari nga finalet e kombinimeve me vegla të veçanta, raportoi BTA. Bullgarja doli në..
Kombëtarja bullgare e femrave shënoi fitoren e saj të parë në Ligën e Kombeve. Bullgaret mposhtën Republikën Dominikane me rezultatin 3:1 (25:21, 30:32, 25:19, 31:29) në ndeshjen e dytë të Grupit 1 të garës, të luajtur në Otava të Kanadasë...
Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë..