Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të parë, Hristijan regjistroi një nga fitoret më të shpejta të turneut, duke mundur kundërshtarin e tij Sebastian Curvelo nga Spanja në vetëm 15 sekonda.
Në kategorinë 68 kilogramë për meshkuj, Aleksandër Xhordev shënoi tre fitore. Në fazën gjysmëfinale, garuesi i klubit “Levski” humbi në një betejë të rëndë nga kroati Leon Glasnovic dhe fitoi medaljen e bronztë. Te juniorët medaljen e artë e fitoi Ljubosllav Naçev, tek kadetët u paraqitën shumë mirë garuesit e klubit “Neron”, duke fituar dy medalje bronzi.Rosica Dençeva pati një fillim të shkëlqyer në Kampionatin e Hapur të Francës. Në njëshe për vajza, ajo mundi Kristina Peniçkova nga Shtetet e Bashkuara, e renditur e dyta në skemë, me rezultatin 6:4, 6:1. Një tjetër bullgare u kualifikua për..
Kampionati Evropian i Kanotazhit për meshkuj dhe femra u hap zyrtarisht në Bazën e Kanotazhit në Plovdiv. Kampionati Evropian do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor dhe do të përfshijë 800 kanotierë nga 33 vende. Në ceremoni, Presidentja e..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë..
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të..
Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23..