Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të parë, Hristijan regjistroi një nga fitoret më të shpejta të turneut, duke mundur kundërshtarin e tij Sebastian Curvelo nga Spanja në vetëm 15 sekonda.
Në kategorinë 68 kilogramë për meshkuj, Aleksandër Xhordev shënoi tre fitore. Në fazën gjysmëfinale, garuesi i klubit “Levski” humbi në një betejë të rëndë nga kroati Leon Glasnovic dhe fitoi medaljen e bronztë. Te juniorët medaljen e artë e fitoi Ljubosllav Naçev, tek kadetët u paraqitën shumë mirë garuesit e klubit “Neron”, duke fituar dy medalje bronzi.Turi grupor me biçikleta përgjatë rrugës turistike "Rruga e Detit të Zi", Black Sea Route Epic 2025, fillon sot, 26 prill. Një grup prej mbi 30 çiklistësh do të ngasin për dhjetë ditë përgjatë shtigjeve bregdetare pyjore, fushore, shkëmbore dhe..
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe do të vazhdojë deri më 27 prill. Kalistenika është një sport që po gëzon popullaritet në rritje, në..
Gjimnastja më e mirë bullgare Stiljana Nikollova do të mungojë në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike, e cila do të zhvillohet nga 25 deri më 27 prill në Tashkent të Uzbekistanit. Kështu, në garën individuale, Bullgaria do të përfaqësohet nga Eva..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i..