Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të ndryshme. Përveç koncerteve, festivali përfshin edhe klasa master, leksione, një konkurs ndërkombëtar të kitarës klasike dhe seminare muzikore. Ngjarja realizohet me mbështetjen financiare të Komunës së Plovdivit dhe është pjesë e Kalendarit Kulturor të qytetit për vitin 2024.
Adhuruesit e artit të kitarës do të kenë mundësinë të shijojnë një gamë shumëngjyrëshe stilesh - flamenko, tango argjentinase, xhaz, funk, muzikë klasike dhe shumë të tjera. Interpretuesit janë nga Spanja, Austria, Italia, Turqia dhe Bullgaria. Figura kryesore në organizimin e festivalit është kitaristi Hristo Kolikov - Kristo, i njohur nga grupi Del Padre. Në muzikën e saj, Banda Del Padre shpesh e takon folklorin bullgar me flamenkon.
"Ideja e parë ishte ta përfaqësonim kitarën në të gjitha format dhe "ngjyrat" e saj, si dhe instrumentet me tela që kanë të bëjnë me të, për shembull mandolina, kitara bas, kitara country, kitara havaiane, etj. Kjo fushë është kaq e gjerë se për nëntë vjet nuk mund të prezantojmë gjysmën e instrumenteve dhe stileve që lidhen me kitarën. Në këtë kuptim, festivali është shumë i ngjyrshëm dhe interesant”, thotë Kristo.
Foto: guitart.bg, facebook.com/bandadelpadre, Pixabay
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..