Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Kafe dhe reçel të bardhë në dyqanin "Shekerxhijnica"

Foto: velikoturnovo.info

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e tyre në rrugë për t’i tregëtuar. Ka edhe punishte artizanale me dyqane, ku mjeshtër farkëtarë, endës, poçarë, zdrukthëtarë dhe pastiçerë shfaqin dhe ofrojnë prodhimet e tyre. Sot, pamja autentike e Çarshisë është ruajtur pikërisht falë zejtarëve që i mirëpresin klientët në studiot e tyre. Ne do t'ju tregojmë për to në një sërë postimesh, ku do të fillojmë me ndalesën tonë të parë që është punishtja e pastiçerëve, ose siç quheshin në shekullin e XIX-të në Bullgari- shekerxhii (nga fjala sheqer).

Duke ecur përgjatë kalldrëmit të Çarshisë, na bie në sy një tabelë e madhe, e cila na tregon se po kalojmë pragun e shekerxhijnicës (ëmbëltores). Në dritare gjenden ëmbëlsira me emra jo real, të panjohur dhe madje të çuditshëm për vizitorin e papërgatitur. Si ta përshkruajmë, për shembull, pestill - një delikatesë tipike e bërë nga kumbulla të thata, që njihet në rajon si "çokollata e Gabrovos", ose ballsuxhukun, reçelin e bardhë dhe karamelet e copëtuara. Llokumi është gjithashtu ndër ëmbëlsirat e panjohura për të huajt, pasi ai shërbehet me arra, i pastër dhe natyral – pa esenca.

Gjëja më e rëndësishme është që gjithçka është e bërë me dorë dhe nuk shtohen konservues. Këto ëmbëlsira i rezistojnë kohës fal sheqerit natyral, i cili përdoret për prodhimin e gjithçkaje në ëmbëltore - na siguron Nija Nikollova, e cila është vetëm 17 vjeçe, por njeh teknologjinë dhe përbërësit e pothuajse të gjitha produkteve të sheqerit:
Снимка:Facebook / Нощ на Самоводската Чаршия и Фестивал на занаятите
“Ky është një biznes familjar, një vendim spontan që është marrë nga mamaja dhe gjyshja ime, të cilat kanë filluar të punojnë këtu 21 vjet më parë dhe kanë mësuar se si bëhen shumica e gjërave dhe i kanë zotëruar recetat me kalimin e kohës. Kjo është një nga punishtet më të vjetra në pazar. Ky zanat është i këndshëm, punon me njerëz, mund të mësosh receta të reja. Ne ofrojme hallvën e Veliko Tërnovos, pestill, ballsuxhuk, karamele të grira, lëpirëse të karamelizuara në formë gjeli, mafishe, ëmblsira me arra, vefera me llokum, vafera me hallvë, reçel etj. Pestilli për shembull, bëhet nga kumbullat e thata, e krahasojnë me çokollatën, por në të nuk ka sheqer të shtuar. Ngjason më shumë me reçelin, por është më i fortë se ai. Për ëmbëlsirat e sheqerit në forma të ndryshme përdorim sheqer, miell, glukozë, niseshte dhe qumësht pluhur, por jo konservues."

Vetë Nijas i pëlqen më së shumti shija e ëmbëlsirave të quajtura medenka ose ëmbëlsirave me arra të quajtura orehovki, sepse ato përgatiten nga duart e gjyshes dhe nënës së saj - Neli Bonçeva dhe Denica Pashova - mjeshtret e punishtes së sheqerit. “Unë i ndihmoj në dyqan gjatë pushimeve, tani jam gati 17 vjeç dhe për herë të parë më kanë lënë të mirëpres vetë klientët e dyqanit” – na tregon Nija Nikollova:

"Të huajt nuk kanë parë kurrë pestill dhe ballsuxhuk. Ballsuxhuku bëhet nga arrat e zhytura në musht rrushi, lëngu i ëmbël nga rrushi para se të bëhet vera. Ata shpesh nuk njohin as hallvën as reçelin e bardhë. Reçeli i bardhë bëhet nga uji, sheqeri, glukoza dhe esenca – bergamot. Shërbehet në një lugë që zhytet në një gotë me ujë. Lëpihet luga, zhytet sërish në ujë dhe më pas pihet prej saj. Ajo shkon shumë mirë me kafenë që ne përgatisim këtu në rërë. Kafeja nxehet në një xhrezve bakri në rërë dhe një xhezve mjafton për të mbushur një filxhan.

Në Bullgari përgatitet në shumë pak vende, ndërsa në Samovodska Çarshia vetëm tek ne mund të pihet një kafe e tillë. Është më e shijshme sepse zien në rërë dhe ka një aromë më të fortë. Unë e përgatis një filxhan kafeje për 2-3 minuta, por duhet pasur kujdes, sepse ka mundësi të vlojë. Nëse fillon të vlojë, hiqet menjëherë në mënyrë që të mbetet ajka. Njerëzit duan ta provojnë, ta shohin se si bëhet kafeja në rërë. Ka interes shumë të madh për kafenë dhe çdo njeri mund të ulet dhe ta pijë në tavolinat e pastiçerisë”, na tregon 17-vjeçarja Nija Nikollova, pasardhësja e mjeshtrave të punishtes së sheqerit.

Foto: velikoturnovo.info, Facebook / Nata e Samovodska Çarshia dhe Festivali i Artizanatit, Muzeu Etnografik në të Hapur "Etër"


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD