Me një ceremoni në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, hapet sot edicioni i dhjetë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë “Cinelibri”. Motoja e ngjarjes së këtij viti është “Poezia e pafund”. Forumi do të hapet me filmin e ri të Paolo Sorrentino, një prej korifeve të kinemasë bashkëkohore italiane, "Partenope", një traktat i përsosur për magjinë e kinematografisë. Midis 10 tetorit dhe 3 nëntorit, Sofja, Plovdiv, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Stara Zagora do të zhyten në kryeveprat më të fundit kinematografike të frymëzuara nga bota e gjerë e letërsisë. Do të ketë edhe takime me të ftuar specialë - artistë bullgarë dhe të huaj nga të gjithë sektorët e industrisë së filmit.
Kryetare e jurisë ndërkombëtare do të jetë aktorja Maria Bakallova. Mes të ftuarve specialë është edhe shkrimtari, skenaristi dhe autori i dramave skoceze me famë botërore Irvine Welsh dhe animatori, regjisori dhe grafiku bullgar Teodor Ushev. Në kuadër të “Cinelibri” më 13 tetor do të festohet 60-vjetori i premierës së filmit “Zorba greku” me të paharruarin Anthony Quinn në rolin kryesor.Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..
Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..