Me një ceremoni në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, hapet sot edicioni i dhjetë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë “Cinelibri”. Motoja e ngjarjes së këtij viti është “Poezia e pafund”. Forumi do të hapet me filmin e ri të Paolo Sorrentino, një prej korifeve të kinemasë bashkëkohore italiane, "Partenope", një traktat i përsosur për magjinë e kinematografisë. Midis 10 tetorit dhe 3 nëntorit, Sofja, Plovdiv, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Stara Zagora do të zhyten në kryeveprat më të fundit kinematografike të frymëzuara nga bota e gjerë e letërsisë. Do të ketë edhe takime me të ftuar specialë - artistë bullgarë dhe të huaj nga të gjithë sektorët e industrisë së filmit.
Kryetare e jurisë ndërkombëtare do të jetë aktorja Maria Bakallova. Mes të ftuarve specialë është edhe shkrimtari, skenaristi dhe autori i dramave skoceze me famë botërore Irvine Welsh dhe animatori, regjisori dhe grafiku bullgar Teodor Ushev. Në kuadër të “Cinelibri” më 13 tetor do të festohet 60-vjetori i premierës së filmit “Zorba greku” me të paharruarin Anthony Quinn në rolin kryesor.Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...
Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi publik vuri në dukje se sipas informacioneve të fundit në dispozicion, problemet teknike ende nuk janë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të gjatë dhe të suksesshëm. “Nuk ka sisteme që nuk funksionojnë, e dorëzojmë pas një pune të kryer..
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar..
Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përputhje me vendimin e parlamentit, tha për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Ne do të vazhdojmë..
Pranimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i..