Një aurorë ndriçoi qiellin mbi Bullgarinë në orët e para të 11 tetorit, njoftoi Penço Markishki, një fizikan në Institutin e Astronomisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. “Qielli mbi horizontin verior u ndriçua në një ngjyrë të kuqe, pak e vështirë për t'u parë me sy të lirë, e cila, megjithatë, mund të shihet mjaft qartë në fotografitë e bëra edhe me telefon”, tha fizikani për BTA. Ai e filmoi fenomenin nga Observatori Astronomik në Bellogradçik në orët e para të ditës. Fenomeni mund të vërehet nga zona më pak të ndriçuara pasi retë mbi disa pjesë të vendit u shpërndanë në orët e para të natës, tha Markishki. Shkëlqimi, i rrallë për Bullgarinë, që është karakteristik për rajonin e poleve të Tokës, është rezultat i një stuhie të fortë gjeomagnetike të shkaktuar nga një shpërthim diellor.
Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johanson shprehu shpresën se Bullgaria dhe Rumania do të pranohen në Shengen dhe në rrugë tokësore deri në fund të mandatit të saj. Duke hyrë në Këshillin e Punëve të Brendshme në Luksemburg, ajo..
Inspektimi i komisionit ligjor të Parlamentit Evropian nuk konstatoi konflikt interesi për kandidaten bullgare për komisionere evropiane Ekaterina Zaharieva. Më 5 nëntor do të dëgjohet në Komisionin për Industri, Kërkim dhe Energji të Parlamentit..
Ne mbështesim Ukrainën në kauzën e saj të drejtë për të ruajtur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj sipas Kartës së OKB-së. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Dubrovnik para samitit "Ukrainë-Evropa..
Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johanson shprehu shpresën se Bullgaria dhe Rumania do të pranohen në Shengen dhe në rrugë tokësore..
Me një ceremoni në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, hapet sot edicioni i dhjetë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë..
Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e 50 000 euro ndihmë humanitare për Bosnjë dhe Hercegovinën për nevojat më urgjente humanitare të popullsisë së..