Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes vjetore të autoriteteve vendore 2024, organizuar nga Asociacioni Kombëtar i Bashkive. Ai theksoi se është bërë një rishpërndarje e buxheteve të mbetura në kuadër të Programit, në mënyrë që paratë të shkojnë për financime shtesë për investime të ndryshme komunale.
Bullgaria duhet të përgatisë planin e saj të parë strukturor afatmesëm 2025-2028. Ai duhet të përfshijë politika, reforma dhe investime, tha në “Albena”, zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave, Ljudmilla Petkova.
Bullgaria mund të rinovohet me të paktën 35 parqe industriale. Përveç tërheqjes së investitorëve, ato ofrojnë mundësi për zhvillim ekonomik dhe social, ndikojnë edhe në infrastrukturën arsimore, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov para përfaqësuesve të pushtetit lokal. Sipas tij, parqet industriale janë i vetmi mekanizëm efektiv për tejkalimin e dallimeve rajonale.Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..