Mbi qytetin e Peshterës (Bullgaria e Jugut) ndodhet kodra Sveta Petka. Mbi të ka pasur një kështjellë dhe emri i saj - Peristera - do të thotë pëllumb në greqisht.
Supozohet se emri ka ardhur nga një nga gurët e mëdhenj në citadelën e kalasë në formë pëllumbi. Ndoshta është nderuar si e shenjtë që nga koha e trakëve.
Ka të ngjarë që fortifikimi i parë i kodrës të ketë ndodhur në fund të shekullit III ose në fillim të shekullit të IV, pas fillimit të dyndjeve barbare kundër tokave romake në Ballkan. Gjatë sundimit të perandorit Justinian i Madh në mesin e shekullit të VI-të, Peristera, si pjesë e brezit të tretë mbrojtës të Kostandinopojës në buzë të jakës së Rodopeve, është rinovuar plotësisht. Kalaja ka ruajtur gjithashtu një rrugë të rëndësishme nga Ultësira e Trakisë së Epërme deri në Detin e Bardhë.
Karakteristika unike e fortesës është ndërtimi i kishave me një nef "Shën Petka" dhe "40 martirët е shenjtë" në dy nga kullat e citadelës. Kullat-kisha kanë siguruar mbrojtje shpirtërore për kështjellën dhe në to ushtarët kanë marrë kungim para betejës. Në kodër ka pasur dhe një faltore kushtimi të Shën Petkës që është nderuar deri në fund të shekullit të XIX. Një faltore kushtimi e Shën Petkës është nderuar në kodër deri në fund të shekullit të XIX-të.
Një koleksion i pasur pitosësh u zbulua në Peristera. Këto janë enë të mëdha balte që përdoren për të ruajtur ujë, verë dhe furnizime ushqimore për banorët dhe mbrojtësit e fortesës. Pjesa më e madhe e tyre janë lënë në vendet ku janë zbuluar dhe po ruhen atje edhe sot e kësaj dite.
Gjatë gërmimeve në një nga pitosët, shkencëtarët kanë gjetur një thesar të vogël. Supozohet se paratë kanë qenë pronë e një oficeri romak, i cili është përpjekur t'i fshehë në momentin e fundit para se të sundohet fortesa nga sllavët dhe avarët në fund të shekullit të VI-të. Me nxitim, qesja me monedha është hedhur në një tenxhere me vaj ulliri. Ato janë gjetën nga arkeologët pas më shumë se 14 shekujsh.
Me restaurimin e saj të shkëlqyer, Peristera misterioze e bukur tërheq turistët në të gjitha stinët.
Foto dhe tekst: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në përqafimet e pjesës perëndimore të malit Stara Pllanina, në mes të Grykës piktoreske të Iskërit, ndodhet fshati Gara Bov (Stacioni Bov) - një pikënisje për disa rrugë turistike. Pamjet magjepsëse natyrore dhe shkëmbinjtë e lartë madhështor gëlqeror..
Në Bullgarinë Perëndimore, rreth njëqind kilometra në jugperëndim të Sofjes, qyteti Zemen, i vendosur në brigjet e lumit Struma dhe rrethinat e tij nuk janë ndër destinacionet turistike më të njohura në vendin tonë, por interesi për këtë rajon është..
Pranvera është e mrekullueshme në Sofje. Kryeqyteti bullgar mban erë bliri, jargavani dhe tulipanësh dhe zogjtë nëpër parqe japin koncerte të vërteta pranverore. Pjesa qendrore e qytetit..