Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli.
Kodi i veshjes në festë është me temë breshkash. Çdo fëmijë mund të vijë i veshur me një kostum breshkash dhe të marrë pjesë në një konkurs për kostumin më të mirë të breshkës. Dhe çmimi për fituesit do të jetë... një banjë breshkash - këtë herë me një breshkë të vërtetë.
Drejtuesja e Qendrës së Breshkave në fshatin Banja, Iva Llallovska, do të flasë për dymbëdhjetë llojet e breshkave nga kënde të ndryshme të botës që kanë gjetur mbrojtje dhe jetojnë në qendër.
Breshkat janë një nga bashkëkohësit e paktë të dinozaurëve që kanë mbijetuar deri më sot - kujtojnë organizatorët. Bullgaria është një nga vendet e pakta evropiane ku ende hasen breshkat e tokës. Në natyrën tonë jetojnë dy lloje - breshka me gjemba (Testudo graeca) dhe breshka me bisht gjembak (Testudo hermanni).
Qendra e vetme për mbrojtjen dhe rehabilitimin e breshkave të sëmura dhe të lënduara në Bullgari në fshatin Banja funksionon që nga viti 2007. Deri më tani ka ndihmuar më shumë se 6 mijë zvarranikë, por ka nevojë për mbështetje për të vazhduar misionin e saj.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: geachelonia.org
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..