Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli.
Kodi i veshjes në festë është me temë breshkash. Çdo fëmijë mund të vijë i veshur me një kostum breshkash dhe të marrë pjesë në një konkurs për kostumin më të mirë të breshkës. Dhe çmimi për fituesit do të jetë... një banjë breshkash - këtë herë me një breshkë të vërtetë.
Drejtuesja e Qendrës së Breshkave në fshatin Banja, Iva Llallovska, do të flasë për dymbëdhjetë llojet e breshkave nga kënde të ndryshme të botës që kanë gjetur mbrojtje dhe jetojnë në qendër.
Breshkat janë një nga bashkëkohësit e paktë të dinozaurëve që kanë mbijetuar deri më sot - kujtojnë organizatorët. Bullgaria është një nga vendet e pakta evropiane ku ende hasen breshkat e tokës. Në natyrën tonë jetojnë dy lloje - breshka me gjemba (Testudo graeca) dhe breshka me bisht gjembak (Testudo hermanni).
Qendra e vetme për mbrojtjen dhe rehabilitimin e breshkave të sëmura dhe të lënduara në Bullgari në fshatin Banja funksionon që nga viti 2007. Deri më tani ka ndihmuar më shumë se 6 mijë zvarranikë, por ka nevojë për mbështetje për të vazhduar misionin e saj.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: geachelonia.org
Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..
Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie . "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e..
Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije..