Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos.
Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të kaluar dhe festimet më 31 maj fillojnë me ritualin e "mbledhjes së trëndafilave" në kopshtet e trëndafilave pranë qytetit, me pjesëmarrjen e grupeve folklorike amatore nga Bashkia e Karllovos. Programi muzikor dhe kulturor përfshin një orkestër gajdesh, të rinj e të reja që mbledhin trëndafila, ndërsa mysafirët përshëndeten me bukë rituale dhe një buqetë trëndafilash dhe barbarozash. Vallet e kukerëve do të kontribuojnë në krijimin e atmosferës festive, premtojnë autoritetet lokale.
Kulmi i eventit do të jetë dhënia e çmimit "Mbretëresha e Trëndafilave". "Mbretëresha" e re do të kurorëzohet nga mbajtësja e titullit të vitit të kaluar dhe do të mirëpresë të gjithë pjesëmarrësit, duke i ftuar ata të këpusin një trëndafil nga mbretëria e saj.
Do të pasojë një procesion, me të cilin "Mbretëresha e Trëndafilave" do të hyjë në qytet, ku është planifikuar një program i pasur kulturor. Ekziston gjithashtu një "Rrugicë e Trëndafilave" me tenda, në të cilën prezantohen zeje dhe industri lokale që lidhen me jetesën tradicionale të rajonit - trëndafilat. Me interes për mysafirët është demonstrimi i procesit të distilimit të trëndafilave në enë autentike nga shekulli i 18-të.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, museumkarlovo.com
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i..