Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të rreme u zbulua në punën e saj kërkimore nga trakologia Prof. Vanja Llozanova, e cila është studiuese e Orfeut dhe Orfizmit.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Orakulli i Orfeut” në ishullin Lesbos, i përmendur vetëm nga një autor antik - Filostrati. Ai tregon se koka e Orfeut ka arritur në ishull me anë të detit dhe kështu kanë filluar profecitë.
"Ky është një trillim i Filostratit. Koka e Orfeut, streha e saj, hapësira e saj e shenjtë është në Traki. Duke krijuar legjenda, Filostrati ka bërë përpjekje të tërheqë vëmendjen e turistëve ndaj ishullit", komentoi Llozanova për BNR.
Nuk duhet t'i çmitizojmë mitet. Ato ekzistojnë në një plan tjetër. Është mirë të përdoret informacioni në mënyrë që të intrigojë turistët", komentoi specialistja.
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..
Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..