Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e qytetit të organizojë një linjë të re autobusësh nga 3 gushti 2024, e projektuar posaçërisht për ture turistike në kryeqytetin bullgar.
Linja nr. 200 do të funksionojë në fundjavë deri më 15 shtator dhe do të shërbehet me autobusë dykatësh. Itinerari i saj kalon nëpër bulevardet kryesore të qytetit me një ndalesë fillimi dhe mbarimi përballë sheshit “Shën Aleksandër Nevski” (në rrugën “Oborishte”).
Autobusët panoramikë do të ndalojnë në ndalesa të caktuara, duke bërë një xhiro në pjesën qendrore të qytetit - sheshin "Knjaz Aleksandër I" (“Princi Aleksandër I”; "Centrallni Hali" (“Sallat Qendrore të Tregut); Sheshi “Llëvov Most” (“Ura e Luanëve”); "Sheshi" Sveta Nedelja” (“Shën e Diela”) ; bulevardi “Hristo Botev”; bulevardi "Aleksandër Stambolijski"; Sheshi “Ruski Pametnik” (“Monumenti Rus”); bulevardi “Vitosha”; hoteli “Hilton”; Rruga “Shesti Septemvri” (“6 Shtatori”); Kinemaja “Odeon” dhe në fund turistët kthehen sërish në sheshin “Shën Aleksandër Nevski”.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: BNR, Bashkia e Kryeqytetit
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..