Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë kohësh, me të cilin shkëmbyen premtime para njerëzve më të afërt këtë verë. Kënga kap pikërisht ato momente të vogla por të paçmueshme që e kthejnë një lidhje në një histori të vërtetë dashurie.
Videoja e këngës “Çdo ditë” mbledh momente nga nëntë vitet e lidhjes së tyre - nga përjetimet e përditshme, përmes momenteve emocionuese dhe argëtuese, deri në ditën e dasmës.
Preya punoi përsëri me Denis Popstoev në muzikë dhe aranzhim. Tandemi i tyre krijues na sjell një kombinim shumëngjyrësh të tingujve afro dhe pop, të zbukuruar me elementë të folklorit bullgar. Për krijimin e këngës këngëtarja tregon:
“Ne hymë në studio pa një detyrë specifike, thjesht donim të argëtoheshim me Denisin dhe mendoj se dëgjuesit do ta ndjejnë atë tingull natyral - si në muzikë ashtu edhe në tekst.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: @preyah_officialTamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..