Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë kohësh, me të cilin shkëmbyen premtime para njerëzve më të afërt këtë verë. Kënga kap pikërisht ato momente të vogla por të paçmueshme që e kthejnë një lidhje në një histori të vërtetë dashurie.
Videoja e këngës “Çdo ditë” mbledh momente nga nëntë vitet e lidhjes së tyre - nga përjetimet e përditshme, përmes momenteve emocionuese dhe argëtuese, deri në ditën e dasmës.
Preya punoi përsëri me Denis Popstoev në muzikë dhe aranzhim. Tandemi i tyre krijues na sjell një kombinim shumëngjyrësh të tingujve afro dhe pop, të zbukuruar me elementë të folklorit bullgar. Për krijimin e këngës këngëtarja tregon:
“Ne hymë në studio pa një detyrë specifike, thjesht donim të argëtoheshim me Denisin dhe mendoj se dëgjuesit do ta ndjejnë atë tingull natyral - si në muzikë ashtu edhe në tekst.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: @preyah_officialAi punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..