Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë kohësh, me të cilin shkëmbyen premtime para njerëzve më të afërt këtë verë. Kënga kap pikërisht ato momente të vogla por të paçmueshme që e kthejnë një lidhje në një histori të vërtetë dashurie.
Videoja e këngës “Çdo ditë” mbledh momente nga nëntë vitet e lidhjes së tyre - nga përjetimet e përditshme, përmes momenteve emocionuese dhe argëtuese, deri në ditën e dasmës.
Preya punoi përsëri me Denis Popstoev në muzikë dhe aranzhim. Tandemi i tyre krijues na sjell një kombinim shumëngjyrësh të tingujve afro dhe pop, të zbukuruar me elementë të folklorit bullgar. Për krijimin e këngës këngëtarja tregon:
“Ne hymë në studio pa një detyrë specifike, thjesht donim të argëtoheshim me Denisin dhe mendoj se dëgjuesit do ta ndjejnë atë tingull natyral - si në muzikë ashtu edhe në tekst.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: @preyah_officialTre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...