Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov është me pjesëmarrjen e veçantë të muzikantëve të tjerë yje bullgare. Ata do të prezantojnë temën origjinale nga filmi i vitit 1966 “Të hënën në mëngjes”.
Me tingëllimin e saj të theksuar të xhazit, kjo muzikë u bë shprehje e lirisë personale dhe u bë një nga arsyet pse filmi u ndalua deri në vitin 1988. Për ta realizuar atë si vepër të pavarur, Millço Leviev ndryshoi titullin në "Mëngjes i ditës së javës”. Dhe kështu muzika mori jetën e saj të re skenike, të pavarur nga filmi. Disa vjet më vonë, Millço Leviev emigroi në SHBA. Për këtë arsye emri i tij u fshi si autor i muzikës në titullin e një sërë filmash.
Në vitin 2023, doli një album me muzikën filmike të Millço Leviev me interpretime dhe versione të reja të këngëve të bazuara në tekste të Viki Almazidu dhe Zllatna Kostova. Pesë këngë prej tij do të prezantohen në koncertin “Legjenda për Millço”, ndër të cilat “Mëngjesi i së hënës”.
Më shumë për muzikantin e madh bullgarë me famë botërore mund të lexoni nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..