Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos, Bojan Hristov është autori i muzikës, aranzhimi është sërish vepër e Angell Djullgerov.
"Kjo këngë mbart një mesazh të veçantë. Është një histori për momentet kur njeriu zhytet në vetvete. Është gjithmonë më e lehtë të dalësh kur dikush të thotë: Qetësohu, gjithçka është në rregull", thotë artisti.
“Gjithçka është në rregull" ka dhe një video shumë të bukur të krijuar me ide të Vasill Stefanovit dhe në të një pjesë të veçantë merr aktori i njohur Darin Angellov.
"Ideja në video ka nisur nga një kujtim i babait tim. Dashuria prindërore është e pa rezervë dhe shumë e ngjashme me dashurinë hyjnore", thotë Ljubo Kirov.
Fansat e Ljubo Kirovit do të kenë mundësinë të dëgjojnë live "Gjithçka është në rregull" dhe hitet e tij më të mëdha gjatë koncertit të tij më 28 nëntor në sallën Arena Sofja.
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..