21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva.
“Në KQZ fletëvotimet nuk numërohen, ato numërohen nga komisionet seksionale zgjedhore, të cilat plotësojnë protokollet. Këto janë të dhënat zyrtare që ata dorëzojnë. Në bazë të këtyre të dhënave ne i shpallëm rezultatet. Ne nuk numërojmë, ne kontrollojmë atje ku ka mospërputhje”, shpjegoi Mateva për bTV.
Ajo theksoi se KQZ-ja nuk i shikon video incizimet dhe nuk mundet në bazë të video-regjistrimeve të eliminojë mospërputhjet.
Ne garantojmë që çdo votë e zgjedhësit bullgar, ashtu siç është shënuar në protokolle, është regjistruar, tha Mateva dhe saktësoi se nuk mund të ketë rinumërim nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor.Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..