Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, nga 1 deri më 3 nëntor me gjithsej gjashtë koncerte në programin kryesor.
Në mesin e të ftuarve janë trumbetari, këngëtar, kompozitor dhe fotografi me famë botërore Till Brönner, këngëtarja Mirosllava Kacarova me kuartetin e saj xhaz dhe Kuarteti Perfect String, katër herë fituesi i Grammy-së dhe krijuesi i Snarky Puppy - basisti Michael League, grupi bashkëkohor ndërkombëtar i xhazit Half Easy Trio, i formuar në Roterdam nga bateristi bullgar Martin Hafizi.
Mbrëmjen e fundit të Plovdiv Jazz Fest do të dëgjojmë Trio Tapestry të saksofonistit amerikan Joe Lovano dhe grupit të kitaristit amerikan të xhazit Mike Stern.
Forumi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës "Boris Hristov" në Plovdiv.
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..