Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para Të Dielës së të Lidhurit të Mishit, Rrëshajave dhe Ditës së Kryeengjëllit Mihaill. Dita e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill quhet edhe mashkullore, sepse i kushtohet edhe luftëtarëve të rënë.
Ne lutemi edhe për shpirtrat e të ndjerëve në çdo liturgji dhe para shërbesës shkruajmë emrat e tyre në mënyrë që prifti t'i përmendë së bashku me gjithë Kishën Qiellore. Besohet se edhe nëse shpirti është në një vend të trishtuar, ndarja e një grimce të prosforës me emrin e të ndjerit është si një rreze drite e bekuar për të.
Për përkujtim përgatitet gruri i zier, i cili simbolizon vdekjen dhe ringjalljen për jetën e përjetshme. Sipas fjalëve të Shën Apostull Palit, ashtu si një kokërr gruri duhet të vdesë në tokë për t'u ringjallur si kalli i grurit, ashtu edhe njerëzit vdesin për t'u ringjallur në pranverën e jetës së përjetshme. Ushqimi që shpërndahet, përveç grurit, me fjalët "Zoti fal!" është për lëmoshë - për të uriturit dhe të varfëritë, për faljen e mëkateve të të vdekurit.
Me ceremoninë e përgjithshme përkujtimore, besimtarët kujdesen shpirtërisht jo vetëm për të afërmit e tyre të vdekur, por edhe për ata për të cilët nuk ka kush të lutet. Është ky kujdes lutës që e ndihmon shpirtin, prandaj pranohet në këto ditë mendja të mos shpërqendrohet nga puna dhe mendimet materiale, që të mos vuajnë shpirtrat e të vdekurve. Kjo është arsyeja pse lutjet e përmortshme në tempull Ditën e Gjithë Shpirtrave, së bashku me përkujtimet dhe lëmoshat e bëra në emër të të ndjerit, janë veçanërisht të rëndësishme për shpirtrat e tyre.
Zoti i preftë të gjithë të ndjerit në një vend pa pikëllim!
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament shkeli Kushtetutën dhe ligjet, duke përdorur kryetarin e Asamblesë Kombëtare. Kështu shkroi..
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua..
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë,..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti..