Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Foto: siff.bg

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së shumti për trajtimin e tij jo standard të folklorit bullgar, me teknikën e tij të kolazhit që mbulon regjistrime origjinale, përfshirë nga jeta e përditshme, me tinguj elektronikë, hip hop, xhaz, etj.

Kottarashky tani po kthehet në Berlin për dy ngjarje: premierën e filmit "Kutia e zezë ballkanike" më 5 nëntor dhe një koncert atje më 6 nëntor. Për të ky është një rikthim, pasi prej 10 vitesh nuk ka pjesëmarrje kreative në këtë qytet, ndonëse muzika e tij doli në Berlin.

"Kutia e zezë ballkanike" deri më tani u prezantua vetëm në kuadrin e festivalit  Sofia Film Fest në qytete të ndryshme të Bullgarisë, dhe premiera e tij në Berlin është edhe para asaj në Sofje. Filmi do të projektohet jashtë vendit, dhe ndalesa e parë është Berlini, i ndjekur nga Nju Jorku. Regjisor është Cvetan Dragnev.

Filmi trajton temën e shpirtit të lirë, vështirësitë me të cilat përballen muzikantët dhe paraqet një portret unik të nënkulturës. Personazhet kryesore janë Kottarashky dhe grupi i tij “The Rain Dogs”. "Filmi është shumë interesant, shumë atipik - imagjinoni diçka si një film udhëtimi me pamje shumë të bukura nga Bullgaria,ndaj të cilave njeriu nuk mund të mbetet indiferent kur i sheh", thotë Kottarashky.

Kuadër nga filmi „Kutia e zezë ballkanike“

Më 6 nëntor, përsëri në Berlin, Kottarashky do të ketë një paraqitje koncertesh në "It's a BAR" - këtë herë jo me të gjithë grupin, por vetëm me Sando Sandov, i cili është një nga anëtarët e formacionit “The Rain Dogs”. Kottarashky tregon se “Kutia e zezë ballkanike" ishte arsyeja e krijimit të kësaj dyshe.

Kottarashky dhe Sando Sandov

Pavarësisht momentit improvizues, Kottarashky nuk e përkufizon muzikën që do të prezantojë në Berlin si xhaz – ndoshta diçka si etno-xhaz me shumë elektronikë, por edhe me luajtje shumë të freskëta live.

Kompozimi “Katër” është një nga veprat e përfshira në albumin e Kottarashky & The Rain Dogs të vitit 2009, titulluar “Opa Hej”.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Снимки: Facebook/Kottarashky, siff.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra njerëz do të ndjekin yllin botëror Robbie Williams në Sofje

Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..

botuar më 25-09-28 6.50.PD
Pamje nga fshati Poprellka në malin Rodopa

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shtri e sëmurë Rufinka”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов

botuar më 25-09-26 7.45.PD

Një dirigjent dhe solistë me famë botërore hapin sezonin e Operës së Sofjes me "Tosca"

Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..

botuar më 25-09-25 7.15.PD