Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Foto: BTA

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë  para gazetarëve gjatë vizitës së saj në qytetin Goce Dellçev, rajoni i Bllagoevgradit (Bullgaria Jugperëndimore).
 
“Zgjedhjet e fundit parlamentare janë precedent”, tha Jotova dhe vazhdoi: “Në historinë më të re të Bullgarisë gjithmonë është folur për tregti me ndikim, është folur për vota të blera, vota korporative, kërcënime, por tani kur në zonën tuaj janë ndryshuar gjysma e protokolleve, më duket se kjo tashmë vendos një diagnozë shumë të rëndë për të gjithë ne dhe për ndershmërinë e zgjedhjeve”, tha ajo.

Si detyrat më të rëndësishme të parlamentit të ri, ajo përcaktoi miratimin e buxhetit të vendit dhe ligjet që lidhen me fondet evropiane, veçanërisht në mbrojtjen ajrore, pasi Bullgaria është në vendin e fundit në marrjen e këtyre fondeve.

Presidenti Radev mbledh parlamentin më 11 nëntor. Në mbledhjen e parë katërorëshe të punës të formacioneve në parlamentin e ri, që u mbajt sot, më 7 nëntor,  ata arritën të përcaktojnë vendet që do të zënë grupet parlamentare, ku debati më i madh është përcaktimi i vendeve në rreshtin e parë.

Lexoni më shumë:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..

botuar më 25-11-08 8.10.PD
Prof. Ivajllo Gruev

Prof. Ivajllo Gruev për kohën kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta – herezi

“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..

botuar më 25-11-06 6.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD