Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

“Në Antarktidë kemi gjënë më të rëndësishme – lirinë dhe dashurinë mes njerëzve”, thotë udhëheqësi i saj Prof. Hristo Pimpirev

Foto: Instituti Bullgar i Antarktidës

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë udhëtarë nga dy vende ballkanike – Greqia dhe Mali i Zi, si dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. "Kemi shumë kërkesa për kërkime shkencore, gjë që tregon se ne, bullgarët, jemi shumë përpara në studimin e Kontinentit të Akullit. Përveç hartës së Antarktidës, tashmë jemi edhe në hartën me detet dhe oqeanet", thotë Prof. Hristo Pimpirev, kreu i ekspeditave shkencore kombëtare dhe drejtor i Qendrës Kombëtare për Kërkime Polare.

Bullgaria, së bashku me 28 vende të tjera, qeverisin një të dhjetën e planetit tonë, të pushtuar nga kontinenti më jugor - Antarktida. Secili prej tyre investon çdo vit qindra miliona dollarë për të studiuar këtë tokë të gjerë, të mbrojtur nga fryma konsumiste dhe shpesh pushtuese e shoqërisë moderne. Bazuar në të ashtuquajturin Traktat Antarktik që është i vetmi i këtij lloji, ata udhëheqin në marrëveshje dhe bashkëpunim një kontinent të tërë të pasur me burime natyrore dhe minerale. 

Grupi i parë i ekspeditës u largua nga Sofja më 8 nëntor dhe një ditë më parë u nis nga Varna anija "Shën Kirill dhe Metodij" me dy shkencëtarë të cilët do të qëndrojnë deri në kthimin e saj më 14 prill - tha Prof. Hristo Pimpirev për Radio Bullgarinë:
Prof. Hristo Pimpirev
"Mbërritja në qytetin argjentinas Ushuaia do të bëhet para Krishtlindjeve, kur në anije do të jetë grupi kryesor i eksploruesve bullgarë të Antarktidës. Kemi një program shumë ambicioz dhe pjesë e tij është përfundimi i laboratorit shkencor, i cili është ndërtuar tërësisht si një ndërtesë e ekspeditës së mëparshme. Pritet që të përfundohen instalimet e ujësjellësit, kanalizimit dhe pastrimit, të bëhen muret e brendshme, të formohen laboratorët."
Për herë të parë shkencëtarët bullgarë do të studiojnë aktivitetin diellor, i cili është shumë i fortë, sepse mbi Antarktidë ka një vrimë ozoni.

"Ky është projekti i parë i tillë shkencor që lidhet me atmosferën e lartë dhe hapësirën e kozmike - shton kreu i ekspeditës. - Kemi edhe një projekt biologjik që do të studiojë peshqit. Rezulton se në to vërehen shumë parazitë, megjithëse ata jetojnë në ujin më të pastër në Tokë. Ne do të eksplorojmë gjithashtu burimet minerale rreth bazës polare bullgare në Antarktidën Perëndimore, pasi ajo është shumë e pasur me minerale."

Në kuadër të projekteve artistike, Marina Velikova, redaktore muzikore në Radion Kombëtare Bullgare, do të regjistrojë sërish tingujt e Antarktidës. Ajo gjithashtu do të fotografojë shkencëtarët e pranishëm në kontinent për të treguar fytyrat e tyre në një ekspozitë fotografike. Një grup kinematografik do të bëjë një dokumentar të plotë për National Geographic.

Sigurisht, ndryshimi i klimës është pa ndryshim fokusi i kërkimit shkencor. Një shembull i pasojave të tyre është dhënë së fundmi nga përmbytja shkatërruese në Valencia, e cila mori më shumë se 200 jetë. Dhe Antarktida nuk është aspak ai oazi i largët që ne i kushtojmë vëmendje kryesisht për shkak të ekspeditave të shkencëtarëve tanë - polet e kontinentit rezultojnë të jenë motori i këtij fenomeni që kërcënon të gjithë botën.

Megjithatë, a po mësojmë gjë ne para se të jetë tepër vonë?

“Duhet të shikojmë se si e ndotim mjedisin dhe sidomos atmosferën përmes lëndëve djegëse fosile – përgjigjet studiuesi polar.- Ndotësit e mëdhenj janë Kina dhe India, Afrika e Jugut, Indonezia, vendet aziatike, por edhe vendet e tjera nuk mbeten shumë prapa."

Jeta e Antarktidës është jeta e së ardhmes, beson Hristo Pimpirev. Dhe ai jep shembuj - në Kontinentin e Akullit, njerëzit jetojnë thjesht, me shpirt, me dashuri dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Ndoshta mjedisi natyror i respektueshëm zhbllokon ndjenjat e mirëkuptimit dhe ndjeshmërisë kaq të paarritshme në pjesën tjetër të botës.

"Në Antarktidë, nuk ka para, nuk ka banka, nuk ka zili, nuk ka hile, nuk ka viruse - vazhdon shkencëtari. - Njerëzit jetojnë si miq – aty bëhet një jetë tjetër, sepse ti je shumë i veçuar nga pjesa tjetër e botës nga një Oqean Jugor jomikpritës, temperatura e të cilit është zero gradë gjatë gjithë vitit."

Bashkëpunimi në kushtet e vështira të kontinentit të akullit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht pasi kërkimi ndikon në të ardhmen e mbarë njerëzimit. Një shembull shumë i mirë është edhe mikpritja që baza bullgare do t'u ofrojë shkencëtarëve nga mbi shtatë vende.

"Antarktida është jashtëzakonisht e pasur me burime natyrore - thotë Hristo Pimpirev. - Dhe këto burime, falë të cilave kemi celularë, makina, aeroplanë, anije, nxirren nga brendësia e tokës. Por në kontinentet e tjera, ato janë duke mbaruar - nëse nuk ka kallaj, niobium, litium, ne do të duhet të ndahemi me të gjitha këto dhe të hipim mbi kuajt, kështu që Antarktida do të ndikohet në mënyrë të pashmangshme nga marrja e mineraleve që nxirren nëse duam të përparojmë”.

Natyra, kërkimi shkencor, kontributi jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për pjesën tjetër të botës - të gjitha këto e risjellin vit pas viti studiuesin në Kontinentit të Akullit.

Shpirti i Antarktidës është i lirë, thotë studiuesi.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme që kemi – liria dhe dashuria mes njerëzve”.

Foto: BTA, Facebook / Bulgarian Antarctic Institute 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD