Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme.
Dhe këtë herë SoFest Autumn tërheq dashamirët e xhazit me pjesëmarrjen e dy formacioneve ndërkombëtare – të kuintetit nga Holanda "The Fours" dhe të "Thanos Stavridis Quartet" nga Greqia.
Në dy mbrëmjet e fundit – 16 dhe 17 nëntor – do të mbahen dy koncerte shumë të veçanta. Më 16 nëntor, këngëtarja me një zë unik - Roberta - do të prezantojë interpretimin e saj të këngëve më të njohura të Janis Joplin. Mbyllja e SoFest 2024 është rezervuar për “Fondacijata” (“Fondacioni” ) me një koncert në kujtim të këngëtarit të paharrueshëm Kirill Mariçkov.
Më 17 nëntor, muzikantët do të performojnë jo vetëm hitet e njohura, por edhe aranzhimet e tyre të reja akustike. Së bashku me Dobrin Vekillov - Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov dhe Venko Poromanski, në mbrëmjen e së dielës në Sofia Live Club do të jenë mysafirët e tyre special - një nga zërat më të njohur dhe më të dashur të rock-ut bullgar - vokalisti i B.T.R. Atanas Penev dhe Valldi Totev - kompozitor, vokalist dhe pianist i grupit "Shturcite".
Foto: BGNES, Facebook /Common People, Facebook /SoFest Autumn 2024
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në një forum prestigjioz për dirigjentë të rinj nga e gjithë bota, Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit Ferenc Fricsay - Ferenc Fricsay Conducting Competition (IFFCC), drejtori i Orkestrës Filarmonike të Sofjes, Najden Todorov, është kryetar i..
Tre yje me famë botërore - tenori José Carreras, Sonja Jonçeva dhe Plácido Domingo - do të ngjiten në skenë përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” për koncertin e dytë të "Gala në Sofje". Pjesa e parë e "Gala në Sofje" e ngriti publikun..
Më 29 gusht, adhuruesit e muzikës pop bullgare do të kenë mundësinë të ndjekin një koncert të mëngjesit nga Krisko në parkun "Ahtirka" në Knezha. Në orët e mbrëmjes, parku do të mbushet me tinguj xhaz në kuadrin e edicionit të tretë të..