Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Foto: SoFest

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme.

Dhe këtë herë SoFest Autumn tërheq dashamirët e xhazit me pjesëmarrjen e dy formacioneve ndërkombëtare – të kuintetit nga Holanda "The Fours" dhe të "Thanos Stavridis Quartet" nga Greqia.

Kuinteti The Fours

Në dy mbrëmjet e fundit – 16 dhe 17 nëntor – do të mbahen dy koncerte shumë të veçanta. Më 16 nëntor, këngëtarja me një zë unik - Roberta - do të prezantojë interpretimin e saj të këngëve më të njohura të Janis Joplin. Mbyllja e SoFest 2024 është rezervuar për “Fondacijata” (“Fondacioni” ) me një koncert në kujtim të këngëtarit të paharrueshëm Kirill Mariçkov

Grupi Fondacijata

Më 17 nëntor, muzikantët do të performojnë jo vetëm hitet e njohura, por edhe aranzhimet e tyre të reja akustike. Së bashku me Dobrin Vekillov - Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov dhe Venko Poromanski, në mbrëmjen e së dielës në Sofia Live Club do të jenë  mysafirët e tyre special - një nga zërat më të njohur dhe më të dashur të rock-ut bullgar - vokalisti i B.T.R. Atanas Penev dhe Valldi Totev - kompozitor, vokalist dhe pianist i grupit "Shturcite".

Atanas Penev

Foto: BGNES, Facebook /Common People, Facebook /SoFest Autumn 2024

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Emill Dimitrov

“Vendi im, Bullgaria ime”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto:  arkiv, arkiv personal, BGNES

botuar më 25-09-12 7.05.PD
Krum Jankov

"O Stoene, biri im Stoene" – një kujtim i këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov

Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..

botuar më 25-09-11 6.10.PD

DARA dhe Kamen & Rusto me një version modern për klube të hitit "Mos"

Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..

botuar më 25-09-10 8.10.PD