Presidenti Rumen Radev hapi forumin "E ardhmja e konkurrencës në Zero Neto" në pavijonin bullgar në Konferencën e Klimës COP29 të OKB-së në Baku, Azerbajxhan. Paneli kushtuar konkurrencës së ekonomive në kushtet e emetimeve zero të karbonit mblodhi së bashku Komisioneren Evropiane për Inovacionin dhe Kërkimin Shkencor Iliana Ivanova, Zëvendëspresidenten e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) Diana Jürge Forsatz, Zëvendës Presidentin e Bankës Evropiane të Investimeve Ambroise Fayol dhe Jürgen Rigterink, Zëvendës President të Parë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Për herë të dytë, Bullgaria merr pjesë në COP me pavijonin e saj dhe tregon qartë ambiciet e saj për të marrë pjesë në diplomacinë klimatike dhe për të kontribuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike, tha në hapje presidenti Radev. Ndryshimet klimatike tashmë po kërcënojnë jo vetëm njerëzit dhe mjetet e jetesës, jo vetëm njerëzit dhe ekonominë, por edhe paqen dhe sigurinë globalisht, theksoi kreu i shtetit.
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..