Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje nga e kaluara dhe sot. Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës zbatohet me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë Bullgare të Shkencave.
Më 12 nëntor, në një forum të posaçëm në Institutin Kombëtar Arkeologjik me një muze në Akademinë Bullgare të Shkencave, u prezantua një video 20-minutëshe, ku janë grumbulluar kontributet e secilit prej pjesëmarrësve në program.
"Bëhet fjalë për një program konceptual që Ministria e Arsimit dhe Kulturës po e zhvillon. Përmes një modeli të ri trajnimi dhe edukimi ruhet kujtesa stërgjyshore e bullgarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit", tha ministri i arsimit, Galin Cokov, gjatë hapjes së forumit të diskutimit. Është duke u krijuar një bazë të dhënash, e cila do të përdoret dhe do të zgjerohet - ky është orientimi praktik i programit dhe nga viti i ardhshëm do të hapet për shkollat në Bullgari.
Ky program është edhe jashtëzakonisht avangard, sepse në të shpesh ndërrohen rolet e të rriturve dhe fëmijëve dhe këtu është merita e madhe e mësuesve që punojnë jashtë vendit, theksoi nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sot, 12 nëntor, u nda çmimi special "Probuda" (“Zgjimi”) i caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës për aktivitetet zbuluese në kuadër të programit "Tregimet e pathëna të bullgarëve". Bartësja e parë e tij është Veneta Nenkova, themeluese e shkollës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, për gjetjen e saj të vlefshme - një dokument i vitit 1624, i zbuluar në arkivat e Vatikanit, nga ku shihet qartë se shkolla e parë laike në Bullgari u hap në qytetin Çiprovci (Bullgaria Veriperëndimore), saktësisht 400 vjet më parë.
Foto: BTA
24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën bullgarе, si dhe letërsinë sllave me ngjarje të ndryshme. Një program i pasur festiv u organizua sot..
Në fjalimin e saj në kremtimin zyrtar në Sofje të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Letërsisë Sllave, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova theksoi se shkrimi glagolitik,..
Procesione dhe festime me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe të letërsisë sllave, po zhvillohen sot në të gjithë Bullgarinë. Në Sofje , procesioni fillon..
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë..