Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” me dirigjent Konstantin Dobrojkov. Ky koncert do të na çojë nëpër vende të ndryshme - pikërisht "Places" (“Vendet”) quhet albumi debutues i autorit solo të fyelltarit dhe kompozitorit Zhivko Vasilev. Secila nga 11 pjesët përshkruan gjendjen e tij në një vend të veçantë që është lidhur me rritjen e tij si muzikant dhe person.
Fillimi i bashkëpunimit me “Solistët e Sofjes” u vendos në vitin 2021, kur dirigjent i grupit ishte Pllamen Xhurov. Zhivko Vasilev mendon se ideja po zhvillohet dhe ka shumë gjëra për të thënë. Kështu, përveç pjesëve të përfshira fillimisht nga “Places”, më 14 nëntor do të dëgjojmë edhe kompozime krejtësisht të reja të tij, në aranzhime që ai i ka krijuar enkas për këtë ansambël dhe i përkufizon si eksperimentale.
"Tashmë disa vite jam aktiv në muzikën e lojës - kam kompozuar atë lloj muzike dhe ajo ka ndikuar shumë në drejtimin e rrugës sime krijuese. Në të njëjtën kohë folklori dhe xhazi gjithashtu janë të pranishme dhe ka elemente të secilit prej këtyre stileve - veçanërisht në muzikën, që kam kompozuar tani, mendoj se do të jetë shumë interesante” – tha muzikanti.
Në këtë koncert, i cili zhvillohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, përveç Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”, për tingullin e pasur kontribuojnë edhe mysafirët special: Ana Rodriguez - violonçel, Borisllav Petrov - bateri, Mihaill Ivanov – kontrabas dhe Teodor Petkov - piano. Të gjithë ata do të jenë pranë Zhivko Vasilevit, i cili është i bindur se ideja e muzikës është të përçojë një mesazh.
Foto: outhentic.eu, Facebook / Zhivko Vasilev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110..