Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

Foto: BTA

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International” për programin “Referendum” të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) në periudhën 31 tetor deri më 8 nëntor 2024, mes 806 personave sipas metodës “ballë për ballë” me tableta. Pak më shumë se një e pesta (22%) e të anketuarve deklaruan dëshirën për të mbajtur zgjedhje të reja parlamentare. Të tjetër 22% nuk ​​mund të gjykojë.

Dëshira për të formuar një kabinet është më e fortë tek mbështetësit e GERB-SDS (82%), PP-DB (69%), por edhe DPS-Fillimi i Ri (58%) dhe APS (55%). Elektoratet e ITN (50%), MEÇ (47%) dhe BSP (42%) u përgjigjën me më pak siguri, por përsëri në favor të formimit të qeverisë. Vetëm elektorati i “Vëzrazhdane” është pro zgjedhjeve të reja (35% - qeveria; 51% - zgjedhje të reja).

Foto: BTA, gallup-international.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti propozon emërimin e një administratori të posaçëm në “Lukoil” Bullgari

Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..

botuar më 25-11-07 12.13.MD

Sofja dhe Kievi zhvillojnë bisedime për bashkëpunim energjetik dhe mbrojtës

Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..

botuar më 25-11-07 9.46.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD