Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shanset për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor janë minimale

| rinovuar më 24-11-27 12.19.MD
Foto: BTA

Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane" dhe Sillvi Kirillov nga ITN.

Megjithatë, qëndrimet e partive në parlament mbeten të pandryshuara. Duke hyrë në Kuvendin Popullor, Radostin Vasilev nga MEÇ komentoi se është mirë të shkohet në zgjedhje të reja dhe të mos humbet kohë. Lidhur me deklaratën e Bojko Borisovit se nuk i duhet një “shtet i rrënuar”, Vasilev i bëri thirrje liderit të GERB-it që të refuzojë të shkojë në zgjedhje dhe të kërkojë alternativë tjetër.

Borisllav Gucanov nga "BSP - E majta e bashkuar" ishte më optimist dhe i bindur se do të gjendet një opsion pune dhe bëri thirrje për një qëndrim të mençur dhe dialog, jo të bazuar në interesa mohuese dhe partiake. Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Hasan Ademov nga APS, i cili theksoi se rrugëdalje nga kriza është zgjedhja e kryetarit të parlamentit, pas së cilës deputetët mund të fillojnë punën. Megjithatë, bashkëpartiaku i tij Ramadan Atallaj ishte më pesimist dhe theksoi se derisa të ndryshojë modeli i paragjykimeve politike, rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme do të jenë të njëjta.

Në margjinat e Kuvendit, Iskra Mihajllova nga “Vëzrazhdane” theksoi se duhet të zgjidhet një kryetar i Kuvendit Popullor që është i largët nga GERB dhe DPS. Sipas Mihajlovës, hipoteza se Sillvi Kirillov është sërish në balotazh do të thotë mundësi për të hapur punën e parlamentit, por BSP dhe "Bullgaria Demokratike" nuk mund të marrin vendim. Sipas saj, aktualisht ekziston një mazhorancë matematikore që mund të izolojë GERB-in dhe DPS-në, prandaj është “joserioze” të mos zgjidhet kryetar.

Kreu i GERB-SDS Bojko Borisov tha para gazetarëve në parlament, se do t'i paraqesë pyetjet Gjykatës Kushtetuese. Borisov saktësoi se njëra pyetje ka të bëjë me të drejtat e deputetëve, ndërsa tjetra - nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor me mandat të skaduar mund të zhvillojë procedurë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri dhe kryetarit të Gjykatës Supreme Administrative. Borisov theksoi se vetëm pasi Gjykata e Lartë dhe avokatët të japin mendimin e tyre, ai do të nënshkruajë deklaratën e "kordonit sanitar" rreth Deljan Peevskit dhe formimin e tij të propozuar nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike".

Pas votimit të gjashtë radhazi të seancës së parë dyjavore të Kuvendit Popullor, kryetari i saj nuk u zgjodh sërish dhe deputetët dolën për pushim.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e Korrjes 2025 nis zyrtarisht në Rajonin e qytetit Vidin

Hapja zyrtare e Fushatës së Korrjes 2025 do të zhvillohet më 17 qershor në orën 10:00 të mëngjesit në tokën "Agro - Car Petrovo", Rajoni i qytetit Vidin. Veprimtaria organizohet nga “Victor Rombout”, raportoi BTA. “Rombout” është një prodhues bujqësor..

botuar më 25-06-17 4.55.PD

Parashikimi i motit për 17 qershorin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira mbi zonat malore. Era do të mbetet e dobët nga veriu-verilindja. Temperaturat..

botuar më 25-06-16 7.40.MD
Ministria e Punëve të Jashtme

Po kërkohen mënyra për evakuimin e bullgarëve që dëshirojnë të largohen nga Izraeli dhe Irani

Një grua izraelite me origjinë bullgare humbi jetën gjatë një sulmi iranian mbi një bllok në qytetin izraelit Bat Jam, dje, raportuan korrespondentet e BNR-së në Izrael, Fenja dhe Iskra Dekalo. Aktualisht, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka..

botuar më 25-06-16 6.31.MD