Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është caktuar për 16 janarin

Foto: BTA

Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Me këtë rast ekspertja e komunikimit Vesisllava Tançeva krahasoi para BNR-së procedurën e stërzgjatur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor me një teatër i cili ka për qëllim “të  afrojë zgjedhjet e parakohshme dhe të shtyjë çdo ndryshim të legjislacionit, në mënyrë që Borisllav Sarafov të zërë pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm në mes të janarit”.

Në mbledhjen e sotme të Plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk u propozua asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative. Afati i fundit për nominime është data 19 dhjetor, ndërsa përzgjedhja do të bëhet më 20 mars 2025.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD