Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore nga viti 2025, e cila nuk ekziston askund në Evropë, njoftoi reporterja e BNR, Rumjana Vasileva. Protesta u organizua nga Federata e Sindikatave të Pavarura të Minatorëve pranë KNSB-së dhe Federata Sindikale e Minatorëve të Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Minatorët janë të shqetësuar se taksa do të çojë në mbylljen e minierave dhe se biznesi i tyre nuk do të jetë konkurrues me vendet e tjera evropiane.
“Kjo taksë shtesë do të çojë në likuidimin e një pjese të madhe të ndërmarrjeve në industrinë minerare dhe në fund do të çojë në likuidimin e industrisë minerare, e cila siguron çdo vit 4-5% të PBB-së”, komentoi kryetari i Federatës së Miniatorëve pranë Konfederatës së sindikatave të Pavarura (KNSB), Valentin Vëllçev. Qeveria e përkohshme iu drejtua këtij sektori të ekonomisë sonë, por hoqi dorë nga synimi për të mbledhur fitime të tepërta nga bankat, u bë e qartë sot në Këshillin Trepalësh.
Ministri i turizmit Mirosllav Borsos zhvilloi një takim pune me homologun e tij kroat Tonçi Glavina në Zagreb këtë javë, njoftoi Ministria e Turizmit. Fokusi i bisedimeve ishte në përfitimet e adoptimit të euros për një nga sektorët më të rëndësishëm..
Kryeministri Rosen Zheljazkov u takua në Romë me Kancelarin e Madh të Urdhrit të Maltës, Rikardo Paterno di Montekupo. Kryeministri theksoi se Bullgaria vlerëson aktivitetet fisnike dhe humanitare të Urdhrit, të cilat janë në përputhje me vlerat tona..
Ministria e Shëndetësisë po përgatit një program për testimin në shtëpi të kancerit të zorrës së trashë dhe qafës së mitrës. Testet do të jenë falas dhe do të shpërndahen nga mjekët e përgjithshëm dhe inspektoratet rajonale shëndetësore, njoftoi..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..
Të shtunën , mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore do të ketë vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra dhe të konsiderueshme...