Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Foto: Trend

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”.

Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët kryesorë që formojnë ndjenjën e lumturisë, tha për BNR sociologia Evelina Sllavkova nga agjencia. 24% e të anketuarve e konsiderojnë vitin 2024  si një vit të mirë për Bullgarinë dhe përqindja është ulur me 4% krahasuar me dhjetorin 2023. Pesimistët janë rritur me 1% dhe janë 58%. Në nivel personal, 6 nga 10 bullgarë e vlerësojnë vitin si të mirë. Për 26%, viti i kaluar ka qenë i keq.

38% janë të mendimit se Bullgaria pret një vit më të mirë, ndërsa 26% parashikojnë një vit më të keq. Një përqindje e lartë e të pyeturve (36%) kanë pasur vështirësi të përgjigjen. Në nivel personal, optimistët janë më shumë 47%, dhe 15% janë skeptikë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Minerallni Bani pret etno festivalin "Fëmijët e Ballkanit"

Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..

botuar më 25-05-30 4.59.MD

Mungon komunikim cilësor midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre

Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..

botuar më 25-05-30 2.06.MD

Një grup shqiponjash të zeza nga Spanja mbërritën në Rodopet Lindore

Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore  për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..

botuar më 25-05-28 6.58.MD