Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024

Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për kërkimin e zgjidhjeve dhe kompromise për çështjet e hapura. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta pranoi se disa vende që prej vitesh zhvillojnë bisedimet e anëtarësimit po bëhen të padurueshëm, dhe theksoi se Mali i Zi dhe Shqipëria arritën "përparim të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar". "BE është tashmë partneri dhe investitori më i madh ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ai është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm në të ardhmen", shtoi Koshta. BE-ja ofron ndihmë financiare në vlerë prej 6 miliardë eurosh në formën e kredive dhe granteve për rajonin në periudhën 2024-2027, të lidhura me zbatimin e reformave, kujton BTA.

Sundimtarët e ardhshëm në Rumani nuk ranë dakord për kufizimet buxhetore

Partia Socialdemokrate, Partia Kombëtare Liberale, Bashkimi Demokratik i Hungarezëve në Rumani dhe Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë nuk ranë dakord për një program qeverisës të një qeverie të ardhshme pro-evropiane. Marçell Çollaku, kreu i Partisë Socialdemokrate, e cila fitoi më shumë vende në parlament në zgjedhjet e 1 dhjetorit dhe kryeministër aktual, njoftoi se do të tërhiqet nga bisedimet. Sipas REUTERS, mosmarrëveshja kryesore ka të bëjë me deficitin buxhetor, i cili është më i larti në BE – në nëntor 5.4% në bazë vjetore. Ndërkohë, Agjencia e Vlerësimit Fitch ndryshoi perspektivën e vlerësimit të kreditit të Rumanisë në "BBB-" nga e qëndrueshme në negative, njoftoi Digi24 TV. Në arsyet e tij, Fitch thekson faktorë të tillë si "rreziku politik dhe pasiguria", "minimi i besimit politik", "devijimet fiskale dhe shpenzimet e paqëndrueshme".

Tirana shpalli një tender për linjën hekurudhore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi

Belinda Balluku

Tirana shpalli një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e linjës hekurudhore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Në një fjalim në ceremoninë e hapjes së konkursit, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se me  linjën, Shqipëria do të jetë pjesë e korridoreve pan-evropiane, njofton agjencia ATSH. “Një gur tjetër themeli vendoset në hekurudhën shqiptare pas progresit që tashmë kemi prej muajsh në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës”, tha ajo. Linja Vorë – Hani i Hotit është e gjatë 120 km, do të kalohet për 2 orë dhe do të ketë 12 stacione. Përgjatë linjës do të ketë 12 ura dhe një tunel në zonën e Lezhës. Parashikohet një fluks vjetor të 2.3 milionë pasagjerëve dhe 900 mijë ton ngarkesa mallrash në vit.

Bosnja dhe Hercegovina pa Republikën Srëpska kufizoi pirjen e duhanit në institucione

Në Federatën Myslimano-Kroate nga përbërja e Bosnjë-Hercegovinës, hyri në fuqi një ligj që ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura publike, njoftoi N1 TV. Restorantet dhe lokalet atje nuk do të vendosin më taketuke në tavolina. Lejohet përdorimi i cigareve elektronike. Në lokale planifikohet veçimi i një zone për duhanpirësit dhe në të nuk mund të shërbehet ushqim. Në Bosnje, produktet e duhanit përdoren nga pothuajse 1 milion njerëz nga gjithsej 3.5 milionë popullsia. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 35.5 për qind e popullsisë së Bosnjës janë duhanpirës, ​​gjë që e vendos vendin në vendin e dytë në Evropë për pirjen e duhanit. Në vend të parë është Serbia me 37.6 për qind. Biznesi i restoranteve është i pakënaqur që do të duhet të investojë në pajisje të pastrimit të ajrit në zonat e pirjes së duhanit

Transporti publik në Beograd bëhet falas

Aleksandër Shapiç

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit serb, Aleksandër Shapiç, njoftoi se nga 1 janari 2025 transporti publik në Beograd do të jetë falas, njoftoi televizivi kombëtar serb RTS. Shapiç vuri në dukje se me masën e re sociale, kryeqyteti serb do të bëhet i vetmi qytet në Evropë që ka transport publik falas për 2 milionë veta. Ai shtoi se ka qytete më të vogla me transport falas, por jo aq të mëdha sa Beogradi. Kryebashkiaku gjithashtu vuri në dukje se në tri vitet e ardhshme, flota e automjeteve të transportit publik në qytet do të rinovohet plotësisht. “Deri në fund të vitit 2025 nuk do të ketë automjete më të vjetra se dy vjet, përveç atyre që i kemi blerë në vitin 2022”, theksoi Shapiç, gjë që, tha ai, deri më tani nuk është bërë në asnjë qytet të Evropës.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: europa.eu, romania-insider.com, Facebook Belinda/ Balluku,avaz.ba,  sapic.rs


Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD