Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe nderin e qenësishëm të ndjekësit të Krishtit të kurorëzuar me kurorën e martirizimit. Pamja e tij paraqitet në derën e majtë të ikonostasit.
Stefani i ri u shugurua dhjak nga dishepujt e Jezu Krishtit dhe, si ata, ai bëri mrekulli - shëronte të sëmurët dhe dëbonte demonët. Kur bashkësia e krishterë e Jerusalemit u krijua për t'u kujdesur për të vejat dhe nevojtarët, Shën Stefani u bë punonjësi i saj i parë - kryedhjak. Kjo bashkësi u organizuar në mënyrë të drejtë dhe Kryedhjaku Stefan iu përkushtua tërësisht kujdesit për njerëzit. Judenjtë e kishin zili ndjekësin e Krishtit, i cili mblodhi rreth tij shumë besimtarë dhe e akuzuan për blasfemi përpara Sinedrit. Kur kryepriftërinjtë e thirrën, ai hodhi poshtë të gjitha akuzat përpara tyre dhe nga ana e tij i denoncoi për blasfemi dhe vrasje të profetëve që parashikuan ardhjen e Shpëtimtarit.Gjyqtarët e Shën Stefanit u zemëruan edhe më shumë dhe ia dorëzuan turmës për ta vrarë me gurë. Në vendin e vdekjes së tij të dhunshme, Shën Stefani iu lut Perëndisë që t'i falte armiqtë e tij. Dhe nga maja e Malit të Ullinjve, sipas teksteve ungjillore, Virgjëresha e Shenjtë dhe Shën Gjon Teologu e vëzhguan veprën e tij dhe u lutën me zjarr për të. Me kalimin e viteve, dëshmitë e martirizimit të shenjtorit u zbehën përderisa në fund të shekullit të IV u zbuluan lipsanet e tij. Prej tyre u përhap një aromë e mrekullueshme, u bënë shumë mrekulli dhe kujtimi i tij shkëlqeu si shembull i mëshirës dhe durimit.
Fillimisht, Kisha e përkujtoi atë më 26 dhjetor, pas Lindjes së Krishtit, por pas disa kohësh, Kostandinopoja caktoi 26 dhjetorin për kremtimin e Tubimit të Virgjëreshës së Bekuar. Nderimi i shenjtorit u zhvendos në 27 dhjetor, por Kisha Katolike vazhdon të festojë ditën e tij më 26 dhjetor.
Festa e Shën Stefanit është e lidhur në mënyrë të pandashme me Lindjen e Shpëtimtarit.
Shën Stefani është patron i kishave të shumta bullgare,njëra prej të cilëve prej vitesh po ndërtohet në një nga lagjet e Sofjes.
Ndër kishat që funksionojnë është dhe Kisha e Hekurt “Shën Stefani” në Stamboll. Kjo kishë është e lidhur ngushtë me luftën për pavarësinë kishtare të Bullgarisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..