Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan.
Deri në shekullin IV festa e Epifanisë kremtohej së bashku me Lindjen e Krishtit. Më vonë, Kisha vendosi të festonte dy ngjarjet veçmas - Lindjen e Krishtit më 25 dhjetor dhe Pagëzimin e Zotit më 6 janar. Në kujtim të Pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, në Ditën e Jordanit, shenjtërohen të gjitha trupat ujor dhe nëpërmjet tyre, e gjithë natyra ujore e tokës. Në këtë ditë, sipas traditës, shenjtërohen edhe flamujt luftarakë të Ushtrisë Bullgare, në mënyrë që ajo të marrë bekimin dhe mbështetjen e Zotit.
Bekimi i Madh i Ujit, i quajtur gjithashtu Jordanez për shkak të pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, është vetëm dy herë në vit - më 5 dhe 6 janar -përkatësisht në Vodici dhe Epifani. Shërbesa është solemne dhe shenjtërimi i ujit bëhet pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore. Në të dyja ditët, priftërinjtë shenjtërojnë shtëpitë e besimtarëve me ujë të Epifanisë.
Më shumë hollësi për festën mund të mësoni nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..
Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..