Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare. Në dokument theksohet përkrahja kategorike e shkencëtarëve për Kishën Ortodokse Bullgare - Patrikanën Bullgare, e cila është anëtare e pandashme e Kishës së Vetme të Shenjtë, Kongregacionale dhe Apostolike". Duke rikujtuar normat e së drejtës kanonike, shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave theksojnë se Ortodoksia Universale njeh vetëm një kishë ortodokse në territorin e një vendi dhe se në Bullgari kjo është Kisha Ortodokse Bullgare, e quajtur Patrikana Bullgare. Shkencëtarët theksojnë gjithashtu se Kisha Ortodokse Bullgare - Patrikana Bullgare është pasardhësi i vetëm ligjor i Kryepeshkopatës së Pliskës, Patrikanës së Presllavit, Kryepeshkopatës së Ohrit, Patrikanës së Tërnovos dhe Ekzarkisë Bullgare. Ajo është një dhe e pandashme.
Në këtë kuptim, "regjistrimi i një feje të re ortodokse lindore në dioqezën e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare, me emrin mashtrues "Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër" e ndarë nga Kisha Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare dhe imponimi i jokanonitetit të tij, mashtron bullgarët ortodoksë dhe fsheh rrezik nga përçarja”, thuhet në dokumentin e Akademisë Bullgare të Shkencave.
Shkencëtarët e Akademisë theksojnë gjithashtu se “uniteti i Kishës sonë Ortodokse Lindore është çështje e identitetit tonë kombëtar dhe kushtetues, prandaj është detyra dhe përgjegjësia jonë që të kundërshtojmë me vendosmëri këtë akt, i cili kërcënon vlerat tona parësore si popull, paqen dhe rendin tonë publik, sigurinë juridike, autoritetin e Kishës Ortodokse Lindore - një nga shtyllat e pakta të mbetura të ndërgjegjes kombëtare bullgare.
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria,..