Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht mbulesës së grumbulluar të borës, shumica e vendpushimeve do të vazhdojnë të mbështeten në sistemet e borës artificiale këtë dimër për të siguruar një mbulesë të qëndrueshme piste deri në mars. Ministria e Turizmit pret një rritje prej 5% të turistëve gjatë muajve me borë.
“Rreth 1 700 000 mysafirë të huaj presim të vizitojnë vendin tonë në sezonin dimëror dhe anëtarësimi në Shengen sigurisht që do të na ndihmojë. Rumunët do të vijnë në Bullgari më shpejt dhe më lehtë, si dhe grekët që pëlqejnë vendpushimet tona dimërore" - tha për Radio Bullgarinë Konstantin Zankov nga Instituti për Analizë dhe Vlerësim të Turizmit.
Pritet, që rreth 300 mijë të huaj të zgjedhin Bullgarinë për pushimet e tyre me ski në muajt në vijim. Ndër ta, më të shumtët janë britanikët, të ndjekur nga turistët nga Izraeli dhe Rumania. Për shkak të rritjes së normave të TVSH-së nga 9% në 20% në industri, çmimet e disa shërbimeve, përfshirë të biletave të teleferikëve, gjatë këtij sezoni u rritën në çmim mesatarisht 10-15%.
“Për sezonin e dimrit, të ardhurat nga bullgarët dhe turistët e huaj për të gjitha format e turizmit, jo vetëm për pushimet me ski dhe snowboard, por edhe nga turizmi urban, balneo dhe spa, do të kalojnë 3 miliardë leva. Pritshmëritë janë që ta përfundojmë dimrin me një rritje krahasuar me vitin rekord 2019, por sigurisht kjo është edhe për shkak të inflacionit dhe proceseve të tjera” – komentoi Konstantin Zankov.
Si po i presin mysafirët e tyre këtë dimër qendrat tona më të famshme të skive?
Zona e skijimit në Vitosha (1505 – 2275 m mbi nivelin e detit)
Vetëm 30 minuta larg Sofjes, Vitosha mirëpret turistët me një sërë mundësish për aventura dimërore! Zona e skive ofron 6 pista me shkallë të ndryshme vështirësie dhe një gjatësi totale prej 29 km. Ato janë të vendosura në dy qendrat - "Aleko" dhe "Konjarnika-Vetrovalla". Adhuruesit e sporteve të borës përdorin teleferikët për të arritur në pjesët më të larta të malit. Gjatë këtij sezoni për tifozët e skive pista “Vitoshko Lale” do të jetë e hapur edhe në mbrëmje nga e mërkura deri në të shtunë.
Një kartë njëditore për teleferikun për një të rritur kushton 55 leva, për fëmijë deri në 12 vjeç – 40 leva. Një kartë sezoni për një të rritur është 700 leva.
Shikoni çmimet e kartave të teleferikut këtë sezon:
Bansko në Pirin (990 – 2525 m mbi nivelin e detit)
Bansko, një nga destinacionet më të njohura të skive në Evropën Lindore, aktualisht është plotë me turistë. Dy qendrat kryesore të skive - "Çalin Vallog" dhe "Shiligarnika" (1700 - 2500 m) ndodhen 10 km mbi qytet dhe janë lehtësisht të aksesueshme me teleferikun "Gondola". Të apasionuarit pas skijimit dhe snowboardit kanë në dispozicion 20 pista me një gjatësi totale mbi 70 km. Ka mundësi të mëdha për të gjitha llojet e përjetimeve dimërore për të rinj dhe të moshuar.
Karta ditore e teleferikëve për të rriturit është 110 leva, dhe për fëmijët - 55 leva. Karta sezonale është 1900 leva.
Shikoni çmimet e kartave të teleferikut këtë sezon:
Pamporovo në Rodopet (1450 – 1925 m mbi nivelin e detit)
Pamporovo është destinacioni ideal për një pushim dimëror familjar! Është gjithashtu vendpushimi ynë dimëror më me diell. Zona e skijimit përfshin rreth 60 km pista për ski, snowboard, rrëshqitje me sajë, si dhe shtigje për ski-vrapim. Pistat më të shumta janë për fillestarët dhe snowboarders. Nga viti 2023 Pamporovo ka një teleferik me gjashtë ulëse në qendrën e skijimit "Malina" me një kapacitet 3000 njerëz në orë.
Karta njëditore e teleferikëve për një të rritur është 98 leva, dhe për një fëmijë - 59 leva, karta sezonale është 3000 leva.
Shikoni çmimet e kartave të teleferikëve këtë sezon:
Borovec në Rilla (1320 – 2544 m mbi nivelin e detit)
Vendpushimi i parë malor në Ballkan, i themeluar që në vitin 1896, ndodhet 70 km larg Sofjes. Mijëra të pasionuar pas skive alpine, snowboardit pushojnë këtu. Me një kapacitet total të teleferikëve prej 14 400 personash në orë, radhët janë mbajtur në minimum. E kombinuar me gjithsej 42 kilometra pista të shtrira në tre zona moderne të skijimit, garantohet një pushim dimëror të pakujdesshëm!
Karta njëditor për një të rritur për teleferikët është 90 leva dhe për një fëmijë - 55 leva, karta sezonale është 1700 leva.
Shikoni çmimet e kartave të teleferikëve këtë sezon:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: borovets-bg.com, vitoshaski.com, banskoski.com
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...