Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe anëtarësimin në Eurozonë si detyra të tjera të rëndësishme. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri që mbron të drejtat sociale të qytetarëve, sepse vendi është në një krizë politike, në një krizë besimi, sepse qytetarët dhe bizneset kanë nevojë për mbështetje për shkak të sfidave dhe rreziqeve serioze, për shkak të nevojës për një përgjigje bindëse kushtetuese”, tha Rosen Zheljazkov.
Para fillimit të seancës parlamentare, në të cilën pritet të zgjidhet qeveria e re, deputetët e formacioneve politike të cilët paralajmëruan se do të mbeten në opozitë komentuan situatën. “Ka mjaft njerëz që potencialisht mund të jenë të varur nga Deljan Peevski. Kam frikë se "DPS - Fillim i Ri" mund të luajë rolin e opozitës, por në fakt të jenë në pushtet", tha bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov. “Kjo qeveri nuk do të bëjë asgjë. Qeveri duhet të ketë, por një qeveri i “Fillimit të Ri” që vjen së shpejti”, tha nënkryetari i grupit parlamentar të “DPS – Fillimi i Ri” Hamid Hamid. “Katër vjet pas protestave, sot modeli Borisov është rikthyer sërish. Përfaqësues të Deljan Peevskit ka në kabinet; “Ka një popull të tillë” dhe BSP nuk ekzistojnë pas sot”, deklaroi lideri i “Moral, Bashkim, Nder” Radostin Vasilev.
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do..