Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Komisioni Evropian (KE) për gatishmërinë për futjen e euros në një periudhë të shkurtër kohore, njoftoi Ministria e Financave. Në takimin e Këshillit për Çështje Ekonomike dhe Financiare të BE-së, Petkova u takua me guvernatoren e BQE-së, Christine Lagarde dhe shefin e Eurogrupit, Paskal Donahue.
"Ne patëm një bisedë të parë shumë konstruktive me ministen bullgare të financave dhe presim bashkëpunimin tonë të rëndësishëm në të ardhmen," shkroi Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis në profilin e tij në "X", duke shtuar se KE do të vazhdojë të mbështesë Bullgarinë në rrugën drejt anëtarësimit në eurozonë.
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..