Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2025 do të jetë një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, tha presidenti Rumen Radev

Presidenti Radev
Foto: president.bg

Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e pestë të Forumit Ekonomik të Sofjes. Ai tha se 2025 po bëhet një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, rajonin dhe Evropën, por edhe për botën.

 
"Arkitektura e sigurisë gjeopolitike po shembet, modelet ekonomike të krijuara prej kohësh po plasariten, recesioni po pushton në ekonomitë kryesore evropiane dhe teknologjia po vazhdon të zhvillohet gjithnjë e më shpejt," tha kreu i shtetit. Ai bëri thirrje për gjetjen e shkaqeve të simptomave për të kuruar prapambetjen e Evropës. Bashkimit Evropian do t'i duhet të reformojë thellësisht strukturën e tij  të qeverisjes dhe mekanizmat vendimmarrës, në mënyrë që të mund të veprojë shpejt dhe të përqendrojë resurse të rëndësishme për ambiciet e tij strategjike, kërkoi Radev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Resorti malor në Rilla "Maljovica" na fton për rrëshqitje me ski natën

Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik Maljovica hap ski natën, transmeton BTA. Kushte për të ashtuquajturat “Skijim i natës” do të ketë çdo të..

botuar më 25-01-18 6.25.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat në shumicën e vendeve do të shpërndahen deri në..

botuar më 25-01-17 7.45.MD

37.4% e bullgarëve e pranojnë formulën e qeverisë së re

37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk ​​e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..

botuar më 25-01-17 3.54.MD