Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar.
Për çmimin u nominuan pesë piktorë të shquar – Bogdan Aleksandrov, Velin Dinev, Krasimir Karabaxhakov, Krasimir Rusev, Nikollaj Janakiev. Sipas një tradite të vjetër, emri i fituesit të çmimit shpallet në një ceremoni solemne në galeri në ditën e lindjes së Vlladimir Dimitrov – Mjeshtrit - 1 shkurt.
Në të njëjtën ditë, në Kjustendill hapet ekspozita e pikturave të fituesit të vitit të kaluar të Çmimit Kombëtar të Pikturimit - Dimitër Çollakov nga qyteti Popovo, biografia krijuese e të cilit përfshin mbi 50 ekspozita vetjake në Bullgari dhe jashtë saj.
Çmimi i parë me emrin e Mjeshtrit u dha në vitin 1973, kur u themelua nga Lidhja e Piktorëve Bullgarë. Deri në vitin 1989, kishte 39 laureatë, mes tyre piktorë emblematikë bullgarë si Zllatju Bojaxhiev, Nenko Ballkanski, Ilija Petrov, Genko Genkov, Millko Bozhkov etj. Megjithatë, tradita u ndërpre për të rifilluar në vitin 2012, kur çmimi iu dha Prof. Andrej Daniel (1952-2020).
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Iren Veliçkova-Jamami tregon historinë e Bullgarisë përmes qepjeve të imëta të qëndismave bullgare. Dy vjet më parë, ajo i dhuroi Muzeut Kombëtar të Historisë një hartë të qëndisur me dorë të vendit tonë, dhe tani është gati të prezantojë librin e saj..
Në Muzeun Arkeologjik të Sozopollit u hap një ekspozitë tregjuhëshe me titullin "Kultet egjiptiane përgjatë Detit të Zi", njofton BNR – Burgas. Ajo është pjesë e një projekti shkencor ndërkombëtar dhe organizohet nga Instituti për Studime Ballkanike..
Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë – Varnë, njofton BTA. Në pesë mbrëmje, pranë fshatit të peshkatarëve "Karantina" në lagjen..