Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëzojnë çmimin për pikturim me emrin e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit

Galeria e Arteve е Qytetit Kjustendill
Foto: BTA

Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar.

Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri me pikturat e tij

Për çmimin u nominuan pesë piktorë të shquar – Bogdan Aleksandrov, Velin Dinev, Krasimir Karabaxhakov, Krasimir Rusev, Nikollaj Janakiev. Sipas një tradite të vjetër, emri i fituesit të çmimit shpallet në një ceremoni solemne në galeri në ditën e lindjes së Vlladimir Dimitrov – Mjeshtrit - 1 shkurt.

Në të njëjtën ditë, në Kjustendill hapet ekspozita e pikturave të fituesit të vitit të kaluar të Çmimit Kombëtar të Pikturimit - Dimitër Çollakov nga qyteti Popovo, biografia krijuese e të cilit përfshin mbi 50 ekspozita vetjake në Bullgari dhe jashtë saj.

Fituesi i çmimit kombëtar për pikturim vitin e kaluar – Dimitër Çollakov

Çmimi i parë me emrin e Mjeshtrit u dha në vitin 1973, kur u themelua nga Lidhja e Piktorëve Bullgarë. Deri në vitin 1989, kishte 39 laureatë, mes tyre piktorë emblematikë bullgarë si Zllatju Bojaxhiev, Nenko Ballkanski, Ilija Petrov, Genko Genkov, Millko Bozhkov etj. Megjithatë, tradita u ndërpre për të rifilluar në vitin 2012, kur çmimi iu dha Prof. Andrej Daniel (1952-2020).

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..

botuar më 25-08-21 3.59.MD

Ekspozita “American Art” sjell në Burgas vepra të krijuesve botërorë

Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..

botuar më 25-08-20 12.16.MD

“Bullgaria piktoreske” – turizëm në rrugën e letërsisë

Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të..

botuar më 25-08-17 8.00.PD